Rrëzohet kërkesa e Pëllumb Gjokës, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e biznesmenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet kërkesa e Pëllumb Gjokës, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e biznesmenit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

39 hektarë tokë truall do vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, nën dyshimin se kanë rrjedhur nga paratë e krimit.

Gjoka u arrestua më 27 korrik pas zbërthimit të aplikacioneve Sky Ecc dhe Enchro Chat, bashkë me pesë persona. Ndërkohë 9 persona të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Në mesazhet që biznesmeni Gjoka i dërgonte Behar Bajrit, i kërkonte te vritej Kleanthi Musabelliu, një ish punonjës policie duke ofruar 120 mijë euro në këmbim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy