“Rrisim gjobat për ndotësit e mjedisit”/ Rama paralajmëron bizneset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrisim gjobat për ndotësit e mjedisit”/ Rama paralajmëron bizneset

Për bizneset, ndotësit kryesor të mjedisit në qytetet bregdetare, kryeministri Edi Rama kërkon që të shlyejnë një taksë më të lartë.

 

Po aq kreu i qeverisë sugjeroi se masa e gjobës ndaj të gjithë ndotësve të mjedisit qofshin ata biznese apo qytetarë duhet të jetë me e lartë.

 

Advertisement

Kryebashkiakët e qyteteve bregdetare, që janë pikëtakimet kryesore përgjatë sezonit turistik, i ri-paralajmëroi se buxhet e tyre nuk do të miratohen nga perfektët nëse zërin e parë dhe më të rëndësishëm të shpenzimeve nuk e zë pastrimi i mbeturinave.

 

Bashkitë e Malësisë së Madhe, Elbasanit, Sarandës dhe Himarës i renditi si më problematiket në krijimin e vendgrumbullimeve te paligjshme të mbetjeve inerte. Fajtore për lejimin e tyre, që nga transporti i tyre me kamionë deri në pikat fundore të pa-autorizuara bëri policinë e shtetit.

 

Advertisement

Në takimin me kryebashkiakët dhe perfektët ku e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, kjo e fundit iu ankua Edi Ramës për mos-gjetjen e zgjidhjes për vendgrumbullimet e paligjshme të mbeturinave përgjatë lumenjve, pasi është ankuar në çdo institucion përgjegjës.

 

Fajtor për hedhjen e mbeturinave kudo përveç koshave të dedikuar, kryeministri bëri edhe qytetarët. Nga ata kërkoi të denoncojnë në komisariatin digjital çdo shkelës.

 

Advertisement

Për qytetet bregdetare ato që vuajnë edhe ndotjen më të lartë për shkak të numrit të shuar të popullatës gjatë sezonit turistik, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do t’i mbështesë financiarisht për të përballuar koston e pastrimit të qyteteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy