“Rrisni pagat”/ Kryeministri Rama ultimatum bizneseve: Mos shfrytëzoni punonjësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrisni pagat”/ Kryeministri Rama ultimatum bizneseve: Mos shfrytëzoni punonjësit

Kryeministri Edi Rama akuzoi sipërmarrjen, për zhvatje të punonjësve në funksion vetëm të pasurimit të tyre. Me gjithë shembujt e mirë, kur punonjësit janë të mirëpaguar, kreu i qeverisë tha se ata janë të pakët në krahasim me sipërmarrjet që japin rroga sa për bukë goje.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

Tani sipërmarrja po shikon që lufta për burime njerëzore i ka hyrë brenda në territorrin e vetë dhe t’i lërë me paga skllavërie për të shkuar dhë për të blerë 7 shtëpi, kjo duhet të marrë fund.

 

Si sektorin më problematik, që do të përballet me mungesë punëtorësh, Edi Rama përmendi:

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Gjithë industria e fasonëve nuk ka menduar për këtë ditë. Ato gratë që i kanë marrë që në vitet ’90 dhe i kanë paguar me pagën minimale dhe u kanë marrë shpirtin, të shtunën, të dielën, më tre turne, sot u ka ardhë mosha e pensionit. Me kë do t;i zëvendoësojnë me vajzat e TikTok-ut.

 

Advertisement

Përballë të dhënës së faktuar, se braktisja e vendit nga fuqia kryesore punëtore, të rinjtë, po dëmton sipërmarrjen, Edi Rama kërkoi bashkëpunimin e tyre për të ri-shikuar rrogat.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

Punetorët nuk kanë vetëm nevojë për të marrë ato para, vetëm për të blerë bukë, por kanë nevojë të ndjehen të motivuar për veten dhe për familjen e tyre.

 

Në radhë me vendet e tjera të Europës, për të thithur fuqi punëtore nga vendet e treta të botës si Bangladeshi, Pakistani apo India, është edhe Shqipëria.

 

Advertisement

Por ndryshimi është se në vendin tonë, ata punojnë përkohësisht dhe më pas largohen, pasi e shohin si një trampolinë për t’u hedhur në tregun europian të punës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

Nuk bëhet shtëpia me miell hua dhe mbi të gjitha nuk jemi në kushtet e Gjermanisë. Gjermania nuk ka ku i gjen gjermanët e rinj përtë plotësuar gjithë ato nevoja, ne kemi ku i gjejmë dhe kemi mundësi dhe t’i kthejmë. Nëse ka paga dhe bëjnë që në fund të muajit, atij t’i dali llogaria, i keni këtu.

 

Për të disatën herë, bizneseve ua bëri të qartë se epoka e informalitetit do të marrë fund.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Marrëdhëniet kapitaliste në Shqipëri për shumë vite kanë qenë të bazuara te shfrytëzimi dhe te fitime të padeklaruara shumë më të mëdha se të deklaruara të sipërmarrësve dhe sipërmarrësit mendojnë se duke i marrë punonjësve sigurimet shoqërore, shëndetësore për të blerë vilën e 6-të do ta kenë të ardhmen e sigurtë, jo nuk do ta kenë të ardhmen e sigurtë.

 

Advertisement

Në udhëkryqin, kur shumica e punonjësve në privat janë të keqpaguar dhe gjenerata e re është me sytë nga Europa e përtej saj, qeveria është në përpilimin e një skeme që do të çojë në rritjen e pagës mesatare, që sot është 576 euro.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy