Rritet buxheti për shëndetësinë, përballimi i pandemisë merr pjesën e “Luanit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet buxheti për shëndetësinë, përballimi i pandemisë merr pjesën e “Luanit”

Mbulesa e plotë vaksinale e popullatës, menaxhimi i situatës së pandemisë dhe përmirësimi i rrjetin spitalor do të jenë në fokus të investimeve të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të parashikuara në buxhetin e vitit që vjen, i cili kap shifrën e 91 miliardë lekësh. Nga Komisioni i Ekonomisë, ministrja Manastirliu tha se ky buxhet është 12,6% më shumë se viti aktual.

 

 

“Buxheti për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë. Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Buxheti 2022 është buxheti i qytetarëve. Do të financojmë zbatimin e programit kombëtar të vaksinimit anticovid me financimin 2.7 miliard lekë të dedikuar për vaksinat anticovid. Do të mbështesim planin e përgjigjes ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, survejancës epidemiologjike, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, barnat dhe materialet mjekësore për të gjitha strukturat spitalore”, deklaroi Manastirliu.

Advertisement

 

Ministrja Manastirliu gjithashtu listoi edhe projektet e mëdha, ku është parashikuar të investohen 3 miliardë lekë.

 

“Sa i takon investimeve, buxheti i vitit 2022 parashikon fillimin e investimit madhor në Spitalin Infektiv, rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, rikonstruksionin e 50 qendrave shëndetësore, Vazhdimin e projektit për modernizimin radikal të QSUT. Vijimi i punimeve për modernizimin e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik ‘Mbretëresha Gelardinë’. Përfundimi i punimeve të fazës II-të të rikonstruksionit të spitalit rajonal Kukës. Përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët.”

Advertisement

 

18 mijë mjekë dhe infermierë do të përfshihen në skemën e rritjes së pagave në masën 6%.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy