Rritet me 33% çmimi i biletës së shërbimit urban në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet me 33% çmimi i biletës së shërbimit urban në Vlorë

Edhe pse nuk ishte e përcaktuar në rend të ditës për t’u diskutuar sot nga këshilltarët, kërkesa e përfaqësuesit të Firmës Private është miratuar nga këshilltarët pa hezitim dhe pa kërkuar afate për ta diskutuar si pikë.

 

Kështu qytetarët e Vlorës, biletën që paguanin 30 lekë, do e paguajnë 40 lekë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, qytetarët e Vlorës përballen me probleme në shërbimin urban sikurse janë moszbatimi i itinerareve dhe orarit, apo edhe kushtet e munguara në autobusë.

 

Vlen te theksohet se kompania private, e cila ka në administrim transportin urban të qytetarëve i ka bërë shpeshherë presione Bashkisë së Vlorës, duke i kërkuar rritjen e çmimit të biletës në rast të kundërt do të hiqte dorë nga transporti urban në qytet në prag edhe të sezonit veror. Kjo ka detyruar këshilltarët socialist ta propozojnë jashtë rendit të ditës dhe ta miratojnë direkt. Kërkesa tashmë e miratuar nga Këshilli Bashkiak pret miratimin e prefektit për t’u zbatuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy