
Për herë të pestë brenda vitit, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit të lekut, nga 2.25% në 2.75%.
Forcimi i mëtejshëm i monedhws vendase, duke hedhur më pak sasi leku në qarkullim, sipas Guvernatorit Gent Sejko është mekanizmi i Bankës për t’i bërë ballë inflacionit, veçanërisht në kohën kur konsumatorët po e ndjejnë më shumë atë tek ushqimet, nafta dhe transporti.
GENT SEJKO
GUVERNATOR I BANKES SE SHQIPERISE
Advertisement“Ky normalizim është i nevojshëm për kontrollin e presioneve inflacioniste dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2024. Në këndvështrimin e shportës së konsumit, rritja e inflacionit pasqyroi – në masën më të madhe – rritjen e çmimit të ushqimeve, të naftës dhe të kostove të transportit. Këta grup-artikuj gjeneruan rreth 80% të inflacionit total në tremujorin e tretë. Megjithatë, rritja e çmimeve ka filluar të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të shportës, përfshi edhe ata artikuj pjesa më e madhe e vlerës së shtuar të të cilëve krijohet në vend. Kjo ecuri sugjeron rritjen e njëkohshme të bazës dhe të intensitetit të presioneve inflacioniste.”
Përmes rritjes së vazhdueshme të normës bazë të interesit të lekut, Banka e Shqipërisë kërkon të zbusë rritjen e çmimeve dhe viti 2024 ta gjejë ekonominë shqiptare me inflacionin në objektivin prej 3%.
GENT SEJKO
GUVERNATOR I BANKES SE SHQIPERISE
Advertisement“Inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të vitit aktual, por të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky projeksion mbetet i kushtëzuar nga vijimi i procesit të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare. Gjithashtu, ai faktorizon pritjet tona për stabilizimin e çmimeve në tregjet e huaja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në vend.”
Por nga ana tjetër, si rrjedhojë e vendimit të Bankës Qendrore, kushtet për kredimmarrësit po vështirësohen: ata po detyrohen të paguajnë këste më të shtrenjta me norma interesi më të larta, duke përbërë edhe një rrezik të shtuar për rritjen e nivelit të kredive të këqija.