Sejko: 4 sfidat në krye të bankës/ Inflacioni i lartë, rrisku më i madh peër vitin 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sejko: 4 sfidat në krye të bankës/ Inflacioni i lartë, rrisku më i madh peër vitin 2022

Genti Sejko ka prezantuar para deputetëve 4 prioritet e tij, për mandatin e dytë si guvernator në krye të Bankës së Shqipërisë.

 

Sipas Sejkos, sfida kryesore e këtij viti është menaxhimi i inflacionit, për të cilin parashikimet fillestare ishin se ai do të normalizohet në 6 mujorin e parë, por ecuria e deritanishme tregon se i gjithë viti do të karakterizohet nga çmime të shtrenjta.

 

Advertisement

 

Dy prioritet e tjera që prezantoi Sejko janë rritja e mbikëqyrjes bankare, si dhe nxitja e formalizimit të ekonomisë.

 

“Në këtë prizëm, objektivi i punës sime do të jetë: Krijimi i të gjitha premisave për nxitjen e kreditimit të shëndetshëm të ekonomisë. Prioriteti i tretë do të jetë nxitja e formalizimit dhe rritja e edukimit dhe e përfshirjes financiare. Shkalla relativisht e lartë e informalitetit në ekonominë shqiptare sjell pasoja serioze negative, nëpërmjet cënimit të konkurrencës, frenimit të produktivitetit, rritjes së pasigurisë në marrëdhëniet tregtare e financiare, si dhe reduktimit të të ardhurave publike.”

Advertisement

 

Si prioritet të katërt të punës së tij, Sejko ka veçuar punën që duhet bërë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy