Rritja e çmimeve/ Rama: Ajo protestë është një turp kombëtar!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimeve/ Rama: Ajo protestë është një turp kombëtar!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një turp kombëtar, protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

 

Në një takim të zhvilluar me pensionistët, Rama theksoi se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një qeveri më të vëmendshme dhe respektuese ndaj protestve.

 

Advertisement

“Ajo protestë është një turp kombëtar. Nuk është arrogancë ndaj protestuesve në vetvete. Faktet janë aty dhe kujtesa e secilit mund ta konfirmojë këtë që po them. S’ ka pasur në Shqipëri qeveri më të vëmendshme dhe më respektuese ndaj protestave këto 8 vite. Në këtë vend ku haje dhe plumbin ballit po të dilje në protestë, është protestuar sa kanë dashur, kush ka dashur.

 

Ne i kemi dëgjuar protestat me respekt dhe institucionin e protestes e kemi respektuar. Që në protestën e armëve kimike, pastaj me protestën për tarifën e traut të Rrugës së Kombit për banorët e Kukësit, dhe me protestën e studentëve Tre raste domethënëse kur qeveria ka reaguar”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy