Rritja e çmimit të energjisë; Banka Botërore: Vetëm përkohësisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të energjisë; Banka Botërore: Vetëm përkohësisht

Qeveria është në fazën e konkretizimit të propozimit për rritje të cmimit të energjisë, për ata që konsumojnë mbi 700kë/orë në muaj, si një përgjigje për të ndarë kostot e larta me të cilën po blihet energjia në bursa.

Por Banka Botëore në një raport të fundit thotë se Shqipëria ka financimin më të ulët  krahasur me shtetet e tjera, për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e këtij cmimi.

Advertisement

Ekonomistja e BB e ftuar në emisionin E-ZONE Hilda Shijaku thotë se ky insitucion rekomandon që rrisku I këtyre kostove duhet ndarë, por cmimi duhet të rishikohet si një instrumet I përkohshëm.

Rekomandimi ynë është që këto kosto të shtuara duhet të ndahen, mes kompanive qeverisë apo dhe qytetareve, pasi pasiguritë për më tej janë të larta. Cmimet nuk kanë ndryshuar që në vitin 2015. Por mendimi ynë është që kjo rritje cmimesh të jetë si një instrument që aktivizohet vetëm në kohë krizash, pra të jetë I përkohshëm dhe jo të jetë I përhershëm.- u shpreh Shijaku.

Advertisement

Eksperienca ka treguar se cdo cmim që rritet, nuk rishikohet më në ulje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy