Rritja e çmimit të naftës/ Vasili kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të naftës/ Vasili kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës

Deputeti Petrit Vasili duke folur për rritjen e çmimit të naftës, ka kërkuar shkrirjen e Bordit të Transparencës.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se qytetarët po vidhen çdo ditë përmes taksave që janë vendosur nga qeveria.

 

Advertisement

Sipas Vasilit, dy rrugët e vetme që duhet të ndiqen për uljen e çmimit të naftës janë shkrirja e bordit dhe ulja e taksës.

 

Postimi i Vasilit:

 

Advertisement

Të shkrihet Bordi dhe të ulen Taksat, qe te ndalet vjedhja e qeverise me çmimin e Naftes!

 

Shqiptaret po vidhen çdo dite me çmimin e naftes, qe edhe dje u rrit ne 248 litri.

 

Advertisement

Shikoni me vemendje perberjen e Bordit te Hajduterise, ne Dokumentin origjinal, qe po ju paraqes.

 

Asnje perfaqsues nga konsumatoret dhe bisnesi, por vetem Qeveri dhe Oligarket e Naftes gjen aty.

 

Advertisement

Po si mundet qe nje problem kritik, qe lidhet me çmimin e Naftes vendimet ti marrin vete ata qe e shesin naften, pra ata, qe jane te interesuar te fitojne sa me shume dhe pala e demtuar te mos ekzistoje fare ne ate Bord.

 

Po kjo eshte nje vjedhje kaq e qarte dhe trashe sa qe as jane munduar fare ta mbulojne nga babezia per te vjedhur.

Te gjithe vendet kane ulur Taksat mbi Naften si nje mase per uljen e çmimit ndaj edhe Maqedonia e Mali i Zi kane çmime aq te ulta megjithse nuk nxjerrin asnje ton nafte.

Advertisement

 

Vetem Edi Rama dhe qeveria nuk kane ulur asnje Takse nga ato qe rendojne mbi naften, duke vazhduar te mbledhin qindra milion euro ne kurriz mundit dhe djerses se qytetareve per te paguar inceneratore, koncesione e tendera sekrete.

Si Deputet kam depozituar qe gjashte muaj me pare ne ne 9 mars 2022 ne Kuvend, ProjektLigjin per pezullimin e Takses se Qarkullimit dhe te Kabonit, te cilin hajdutet e rilindjes e bllokojne dhe as nuk lejojne te diskutohet.

 

Advertisement

Ka vetem dy rruge per uljen e çmimit te Naftes:

🟥  SHKRIRJE E MENJEHERSHME E BORDIT

🟥  ULJE E TAKSAVE MBI NAFTEN.

 

Advertisement

P.S. Shihni Dokumentin, vetem Qeveri e Oligarke Nafte, dhe Zero perfaqsim te konsumatoreve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy