Rritja e pagës minimale/ Xhepa: Qeveria duhej të ishte konsultuar me punëdhënësit dhe qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e pagës minimale/ Xhepa: Qeveria duhej të ishte konsultuar me punëdhënësit dhe qytetarët

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa e konsideroi rishikimin e pagës minimale si një zhvillim të rëndësishëm në vend. Në një intervistë për Vizion Plus, Xhepa tha se këto ndryshime duhej të kishin ndodhur më herët si në sektorin privat dhe në atë shtetëror.

 

“Mendoj se duhej të ishte bërë më parë, por është zhvillim i rëndësishëm që në Shqipëri po fillon një debat i vërtetë mbi kushtet e punës”, tha ai. “Sektori privat ka patur mundësi edhe më parë për të bërë rritjen e pagës së punëtorëve por nuk është bërë më herët”, shtoi ai.

 

Advertisement

Lidhur me procesin e aplikimit të pagës minimale në ekonominë e vendit tonë, Xhepa theksoi se duhej të kishte një konsultim paraprak mes disa përcaktuesve të tregut.

 

“Procesi ka shumë rëndësi. Duhej të kishim një konsultim më të ngushtë midis punëdhënësit, punëmarrësit dhe qeverisë. Së dyti duhej të kishim disa studime mbi të cilat është bazuar qeveria për caktimin e pagës minimale sepse ka një praktike dhe në vendet e tjera që paga minimale nuk mund të jetë më shumë se 35-4-% e pagës mesatare, ndërkohë në Shqipëri është gati në 60% të pagës mesatare në ekonomi dhe në disa sektorë shkon deri në 90% të pagës mesatare”, shtoi ai.

 

Advertisement

I pyetur lidhur me nivelin e përcaktuar të pagës minimale në vend, Xhepa tha se Shqipëria përdor ende standardet e Bankës Botërore për matjen e varfërisë.

 

 

“Ne e masim akoma varfërisë në bazën e standardeve të Bankës Botërore”, tha ai. “Shqipëria duhej të përdor një standard tjetër të matjes së varfërisë”, shtoi ai.

Advertisement

 

Xhepa deklaroi se niveli i pagave në Shqipëri është i ulët dhe theksoi se inflacioni mbetet i lartë krahasuar me vendet e tjera.

 

“Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave, por duhet të nënvizojë se në Shqipëri kemi dhe një nivel më të lartë të informalitetit krahasuar me vendet e tjera. Sidoqoftë është një fakt i qartë që në Shqipëri kemi nivele paga që nuk e justifikojnë atë fenomenin e rritjes ekonomike që na bënë të nënkuptojmë se kemi një rritje të madhe të pabarazive shoqërore”, tha ai.

Advertisement

 

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa shprehu se inflacioni do të vijojë të mbetet një fenomen shqetësues gjatë këtij viti. Sipas tij, ndonëse në vitin e ardhshëm mund të ketë një përmirësim të situatës së inflacionit në vend sërish ky fenomen do të impaktojë negativisht ekonominë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy