Rritje pensioni nga 1 tetori/ Braçe: Indeksimi do të jetë në masën 8.6%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritje pensioni nga 1 tetori/ Braçe: Indeksimi do të jetë në masën 8.6%

Nga 1 tetori, pensionistët do të përfitojnë një rritje pensioni.

 

Lajmin e dha deputeti socialist Erjon Braçe nga salla e Parlamentit, nga ku deklaroi se indeksimi do të jetë në masën 8.6%.

 

Advertisement

ERJON BRAÇE

DEPUTET I PS

 

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrin një rritje të pensionit me 8.6 %. 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistet 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistët 121 mln dollarë. Kjo është fatura e plotë.”

Advertisement

 

Teksa Parlamenti kaloi marrëveshjen që njeh pensionet shqiptare edhe në Mal të Zi, Braçe shtroi nevojën që e njëjta dakordësi të arrihet edhe me Greqinë e Italinë, ku numri i emigrantëve shqiptarë që mund të përfitojnë është i lartë.

 

ERJON BRAÇE

Advertisement

DEPUTET I PS

 

“Na duhet një marrëveshje me Greqinë. Sa kohë kanë punuar ligjshëm dhe kanë paguar sigurime shoqërore atje. Mendohet se vetëm nga Greqia duhet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Kemi një numër shumë të lartë punëtorësh në Greqi. Natyrisht është një çështje e drejtësisë sociale, dhe Greqia duhet ta garantoje për punëtorët shqiptarë siç e ka garantuar për punëtorët serbë. Edhe në Itali duhet një marrëveshje. I lutem Melonit të firmosë sa më shpejt janë gati 300 mijë shqiptarë do të përfitonin me njëherë nga një marrëveshje për sigurimet shoqërorë.”

 

Advertisement

Deputetët e opozitës nga ana tjetër ngritën shqetësimin se sot pensionet në Shqipëri janë në nivele të turpshme dhe se me shumën që marrin, të moshuarit nuk përballojnë dot asnjë shpenzim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy