Rruga e Aeroportit të Vlorës/ Balluku inspekton punimet në segmentin lidhës me autostradën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rruga e Aeroportit të Vlorës/ Balluku inspekton punimet në segmentin lidhës me autostradën

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet në rrugën që lidh Aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë.

Punimet në këtë segment 2.9 km të gjatë janë drejt përfundimit pasi janë realizuar afro 80% e tyre.

Advertisement

Bëhet fjalë për një zonë kënetore në zonën e akernisë, ndaj dhe pjesa më e madhe e punimeve është fokusuar në mbushjen e rrugës.

Advertisement

Pas përfundimit të këtij segmenti rrugor, aeroportit si dhe tunelit të llogorasë, i gjithë qyteti i Vlorës kthehet në një pol të rëndësishëm Turistik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy