
Pamjet që shihni nuk janë të një rruge rurale, por të aksit nacional Burrel – Skuraj. Edhe pse 36 kilometra, gropat janë të paevitueshme në të gjithë gjatësinë. Madje shpesh duke u kthyer dhe në burim aksidenti, pasi drejtuesit tentojnë t’i shmangin duke kaluar në sensin tjetër të lëvizjes.
Për banorët e kësaj zone, kjo rrugë është kthyer në një gangrenë, pasi firma mirëmbajtëse nuk ka kryer asnjë ndërhyrje.
Drejtues mjeti + pasagjer + banor
Rruga tmerr. Vetme gropa. Nuk udhëtohet.
AdvertisementShume keq. Asnjë ndërhyrje. Ka vite qe vetem degradon.
E njëjta situatë është në rrugën kombëtare Peshkopi-Maqellarë. Ndërhyrja pa standarde në mbushjen e gropave, ka bërë që rruga të degradojë sërish.
Pa kaluar ende gjashtë muaj nga punimet, pamjet flasin vetë. Por problem nuk janë vetëm gropat, por edhe mungesa e sinjalistikës, apo barrierave mbrojtëse.
Drejtues mjetesh + pasagjer
AdvertisementJo vetem probleme me gropat por nuk ka as sinjalistike.
Shume gropa. Nuk kalohet.
Për këto akse të verilindjes, kompania e mirëmbajtjes për katër vite do të marrë nga taksapaguesit 1.4 miliard lekë të reja ose 12.2 milion euro. Por pavarësisht kësaj kontrate, ndërhyrjet janë bërë vetëm në segmentin Klos – Peshkopi.