“Rrugorja” e Korçës “lëshon” dorën më gjoba, dy shoferë të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrugorja” e Korçës “lëshon” dorën më gjoba, dy shoferë të arrestuar

Policia Rrugore e Korçës ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 64 masa administrative.

Gjithashtu gjatë kësaj jave:

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Advertisement

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar administrativisht, në total 1036 drejtues mjetesh dhe konkretisht:

Janë ndëshkuar 125 drejtues mjetesh për parkime të gabuara;

29 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

Advertisement

815 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

3 leje drejtimi të pezulluara.

Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy