Rryshfet 330 mijë lekë; SPAK dërgon për gjykim ish-sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbyllen hetimet për dosjen e hapur në prokurorinë e posaçme ndaj ish sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

 

Kjo e fundit përfitoi një rryshfet prej 330 mijë lekësh për të favorizuar një shoqëri në tenderin e mbikëqyrjes së rindërtimeve të disa qendrave shëndetësore.

 

Advertisement

Ka qenë Laura Shteto, specialistja pranë kësaj ministrie, ajo e cila i dorëzoi Duros, shumën e parave që kishte për qëllim pikërisht favorizimin e kompanisë private që do të kryente punimet.

 

Shteto i siguroi paratë nga Vladimir Topi, i cili ishte administratori i kompanisë. Po ashtu i bashkëpandehur në këtë çështje është edhe inxhinieri, Silvi Shehi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy