Samiti i BE dhe protesta/ Berisha: Rama ka 4 ditë që po bën gjithçka për të na sabotuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti i BE dhe protesta/ Berisha: Rama ka 4 ditë që po bën gjithçka për të na sabotuar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një takim me banorë të degës 2 në kryeqytet.

 

 

Gjatë takimit kryedemokrati u ndal te Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë dhe protesta e opzitës.

Advertisement

 

 

 

Berisha tha se qeveria që është mikëpritëse e samitit e ka harruar atë dhe po merret me protestën e tij.

Advertisement

 

 

 

“Ky armik i egër i votës, lirisë dhe qenies së shqiptarëve, ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën tonë. Njëherë informoi zyrtarisht shkollat se nuk do të ketë shkollë ditën e samitit. Informoi të nesërmen administratën se është ditë pushimi. I riktheu të gjitha se e pa se ata do të derdheshin në shesh kundër qeverisë.

Advertisement

 

Tani, njëlloj sikur të ishte vendi i sulmuar nga të 4 anët njofton se ky aks rrugor, kjo autostadë, apo ajo autostradë do të mbyllet. Unë jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve, nga Konispoli në Tropojë. Për ti përshëndetur se mijëra e mijëra kanë hyrë në Tiranë sot paradite dhe gjatë pasdites. Por edhe të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejt Tiranës. Të trokasin kurdo që të vijnë në çdo derë demokrati, bujrëm mirë se të vini, nesër së bashku në protestë. Ta marrë vesh bota, se ne nuk nënshtrohemi, se ne jemi njerëz të lirë, të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për ti treguar Europës dhe botës së ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç kodit të mafias, vjedhjes, plaçkitjes dhe të dhunës.

 

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne nuk kërcënojmë në asnjë rast, rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri. Përkundrazi kërcënim mafioz për çdo gjë janë klanet e Ramës dhe vetë ai.”– tha Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy