Samiti i Berlinit në Tiranë, Xhafaj: Mesazhi kryesor do të jetë kundër dhunës dhe pro dialogut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti i Berlinit në Tiranë, Xhafaj: Mesazhi kryesor do të jetë kundër dhunës dhe pro dialogut

 

Për të dytën herë, Tirana do të jetë pritësja e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, këtë radhë për Procesin e Berlinit. I cilësuar si mekanizmi i parapërgatitjes së gjashtëshes ballkanike për tu bërë anëtare e klubit evropian, mbajtja e tij jashtë kufijve të BE-së për Etjen Xhafaj deputeti socialist, anëtar i komisionit parlamentar të jashtëm arsyeja është.

 

ETJEN XHAFAJ

Advertisement

DEPUTET PS, KOMISIONI PARLAMENTAR I JASHTEM

 

Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe besoj se Shqipëria po vlerësohet për këtë duke qenë se në 10 vitet e fundit nuk kemi patur asnjë problematikë me fqinjët tanë. Të gjitha problematikat janë zgjidhur dhe duke qenë se ky është një moment kyç për BP dhe procesin e integrimit për gjithë BP jo më si grupime të vogla por si të gjithë sëbashku, prandaj është zgjedhur Tirana.

 

Advertisement

Nga tryeza e Procesit të Berlinit liderët ballkanikë janë sy e veshë ndaj pyetjes pa përgjigje deri më tani, kur do të zgjerohen kufijtë e Bashkimit Evropian.

 

ETJEN XHAFAJ

DEPUTET PS, KOMISIONI PARLAMENTAR I JASHTEM

Advertisement

 

Edhe momenti i zhvillimit në politikën ndërkombëtare dhe problematikat që kemi parë në muajt e fundit në Ballkan, diktojnë që do të duhet të ketë hapa të tjerë konkretë të marra nga institucionet e Bashkimit Evropian, për ta mbajtur këtë ambicie të integrimit të qytetarëve të BP dhë për t’i treguar se të gjitha ato sakrifica që janë bërë duke implementuar reforma strukturore që kanë qenë jo të lehta qoftë në nivelin e politikës së brendshme qoftë të asaj që ka peshuar te qytetarët, duhet të vlerësohen.

 

Në sfondin e konflikteve si brenda dhe përtej rajonit të Ballkanit Perëndimor, udhëheqësit e BE-së përballë atyre të BP-së do ta shfrytëzojnë për të thënë kushtet e tyre.

Advertisement

 

ETJEN XHAFAJ

DEPUTET PS, KOMISIONI PARLAMENTAR I JASHTEM

 

Advertisement

Nuk do të vijnë në Tiranë vetëm për të deklaruar dhe komentuar vetëm një zhvillim rajonal, do ta përdorin atë si një sfodn për të treguar që nuk është zgjidhja përplasja, dhuna konfrotimi por që duke nisur nga problematiukat që kanë ekzistuar historikisht në Ballkanin Perëndimor do të duhet të gjehet një stad i ri bashkëpunimi dhe do të ketë edhe hapa konkretë sesi do të vijojë rrugëtimi i BP në BE.

 

Dhe një nga hapat është nënshkrimi i marrëveshjes mes gjashtë kryeministrave ballkanikë për njohjen e ndërsjelltë të disa kualifikimeve profesionale dhe nisja e punës për Kolegjin Evropian, një institucion arsimor universitar me kriteret e BE-së që do të presë studentë nga i gjithë rajoni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy