Scholz: Gjermania mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz: Gjermania mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit mes tyre.

 

Gjatë fjalës së tij, Scholz tha se Gjermania mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Scholz u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa para në demokraci, ndërsa theksoi se duhet të çojë para reformat e nisura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.,

 

Advertisement

“Ne duhet të angazhohemi çdo ditë për një jetë demokracie të hapur. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Falënderoj Shqipërisë. Shqipëria mbështet vendimet e BE në politikën e jashtmne të BE 100%. Njësoj si ne Shqipëria dënon krimet be Rusisë ndaj popullatës civile. Sëbashku i kërkojmë Putinit të biej dakord për një armëpushim. Marrdhëniet tona bilerterale janë të shkëlqyera. Nesër do të shkruhet në Tiranë një marrëveshje reciproke për drejtimin e patentave. Shqipëria ka bërë hapa përpara në demokraci, ka krijuar struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dëshiroj tu inkurajoj që këto reforma ti çoni përpara”, tha Scholz.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy