Sekretari i grupit demokrat: Pas PPP-ve, fshihen aferat korruptive të qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretari i grupit demokrat: Pas PPP-ve, fshihen aferat korruptive të qeverisë

Sekretari i Grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu akuzoi qeverinë se fshihet pas PPP-ve me qëllime të qarta korrupsioni.

Duke e vënë theksin të një raport i FMN-së, Agalliu shton se PPP-të, brenda vitit do të arrinnë në 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

“Rritja e shpejtë e stokut të Partneriteteve Publike Private (PPP) që pritet të arrijë në 50% të PBB-së në 2021, nga 33% vitin 2018 kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP). Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020. Ka mungesë në transparence mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme”, shton deputeti demokrat duke cituar FMN-në.

Advertisement

 

Kjo, thotë Agalliu, tregon edhe njëherë atë që Partia Demokratike ka thënë dhe denoncuar prej kohësh, abuzimin dhe aferat korruptiv që fshihen pas PPP-ve.

 

Edhe gjatë takimit të zhvilluar pak ditë më parë me përfaqësues të FMN-së ndamë këto shqetësime të cilat mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy