Sekuestrohen rreth 16 kg lëndë narkotike cannabis/ Arrestohen 2 persona në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen rreth 16 kg lëndë narkotike cannabis/ Arrestohen 2 persona në Elbasan

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në lagjen ‘Shënkoll”, Elbasan, shërbimet e Polciisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy