Sekuestrohet hoteli “Ador”/ Prona me vlerë 5 milionë euro i përket trafikantit të fuqishëm të drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohet hoteli “Ador”/ Prona me vlerë 5 milionë euro i përket trafikantit të fuqishëm të drogës

Prokuroria e Posaçme ka konfiskuar hotelin “Ador” në pronësi të Admir Hoxhës, një aset me vlerë 5 milionë euro që tashmë do t’i kalojë shtetit.

 

Sipas Spak, kjo pronë i përkiste një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

Advertisement

Pronari i këtij kompleksi, Admir Hoxha, është ende në arrati. Ai konsiderohet si personi qe ngriti laboratorin e drogës në një fshat të Hasit, ndërsa kishte futur nga Kosova në Shqipëri 161 pako me kokainë.

 

Laboratori u zbulua në tetor të vitit të kaluar. Lënda narkotike vinte nga vendet latine si dhe nga Turqia, dhe pasi përpunohej në Has, shpërndahej në europë.

Admir Hoxha është dënuar me 12 vite burg në mungesë.  Ndërkohë, 16 të arrestuarit e tjerë u dënuan me 115 vite burg gjithsej.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy