Sëmundjet e zemrës, nga shenjat e para deri tek udhëzimet për parandalimin e infraktit, mjeku jep këshillat e vlefshme për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sëmundjet e zemrës, nga shenjat e para deri tek udhëzimet për parandalimin e infraktit, mjeku jep këshillat e vlefshme për qytetarët

Rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe pasojat fatale ëpr jetën janë gjithnjë e në rritje. Rreth 53% e vdekjeve në botë, sipas OBSH, janë pikërisht nga infarkti dhe sëmundjet e tjera që lidhen me zemrën.

Këtë të hënë, kardioligu Taulant Gishto në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova dha disa këshilla për qytetarët, për të pasur një jetë më të shëndetshme.

Ai tha se përveç faktorëve të moshës dhe gjenetikës që janë të pandryshuar, njerëzit duhet të tregojnë kujdes me ushqimet, të eliminojnë yndyrnat dhe kripërat e tepërta, mishin e kuq dhe ta zëvendësojë atë me mishin e bardhë, si dhe konsumimi sa më oak i brumrave dhe ushqimeve të gatshme. Por mjeku i kushtoi një rëndësi të veçantë edhe aktivitetit fizik, ku tha se 10 mijë hapa në ditë janë të domosdoshme për një jetë sa më të shëndetshme.

Mua zoti më ka sjellë shumë punë dhe kam parë shumë raste. Stili i jetesës është vendimtar. Moshës nuk kemi çfarë ti bëjmë, as  gjenetikës. Stili i jetesës është vendimtar . Mbi 10 mijë hapa në ditë dhe dietë e shëndetshme.

Advertisement

Populli kur ndërgjegjësohet bën vizita rutinë. Të parandalosh është më mirë sesa të trajtosh. Pra aktiviteti fizik, dieta ushqimore dhe është mënjamiimi i mishit të kuq dhe zëvendësimi i tij me mish të bardhë, eliminimi i kripës në mënyrë që të kemi sa më pak hipertension. Sallata të përdoret me pak kripë, salcat ti bëjmë të freskëta në shtëpi, djathin dhe ullirin ti lëmë ti dalë kripa një orë para konsumimit. Brumrat duhet të pakësohen, pasi janë faktorë për diabetin dhe rrallimi i fast food”, tha mjeku.

Grupmosha më e rrezikuar janë burrat mbi 45-vjeç dhe gratë mbi 55-vjeç, por sipas mjekut, nëse kjo kategori bën një jetë më të mirë, problemet kardiovaskulare janë më të pakta. Taulant Gishto u bëri apel personave që kanë pasur në rrethin e tyre familjar persona që kanë humbur jetën nga zemra, të mos neglizhojnë vizitat periodike tek mjeku, edhe nëse nuk kanë simptoma.

Jo më larg sesa dje, një rast që më bëri përshtypje ishte që kishte humbur dy vëllezër brenda dy muajve nga zemra dhe i treti që erdhi për viztë dje ishte me të dhëna klasike për infrakt. Ndaj i mëshoj shumë pjesës që kush ka një familjar me sëmundje koronare, duhet të paraqitet për një konsultë”, tha mjeku.

Edhe stresi sipas kardiologut luan një rol të veçantë në sëmundjet e zemrës, për të cilin sot nuk ka një nivel matës. Gishto, po ashtu u bëri apel edhe të rinjve që të mos marrin informacione nga interneti, por të paraqiten tek mjeku për të bërë ekzaminimet e duhura siç janë ego dhe EKG e më pas nëse shihet e nevojshme edhe prova ushtrimore.

Advertisement

“Simptomat ngatërron nga ana e pacientit. Nëse ka shqetësim duhet të paraqitet tek mjeku. Brezi i moshave të reja, kanë probleme, futen në Google dhe i hipermanifestojnë.  Pacienti ka për detyrë të zgjedhë një kardiolog dhe vazhdimi është në dorën e mjekur në varësi të diagnozës që ka. Ekzaminimi bazë është EKG dhe ego dhe më pas është prova ushtrimore, për ti paraprirë infraktit”, tha mjeku.

Zemra është organ që jep shenja, shtoi mjeku, mes të cilave përmendi dhimbje gjoksi që është më e rrezikshmja dhe pararendëse e një infrakti të mundshëm , të rrahurat e zemrës, mbajtja e frymës dhe dhimbje koke e marrje mendje që janë hipertensioni./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy