Serial killer në Tiranë/ Dan Hutra autor i vrasjeve në Paskuqan e Kamëz dhe plagosjes në Astir (DINAMIKA)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serial killer në Tiranë/ Dan Hutra autor i vrasjeve në Paskuqan e Kamëz dhe plagosjes në Astir (DINAMIKA)

Tipike e një seriali killeri mund të përmblidhen ngjarjet që tronditën Tiranën ditën e sotme.

 

 

Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar në oborrin e banesës së saj në Kamzë.

Advertisement

 

Vladimir Kurti thotë se në fakt e motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit ku vrau 2 persona dhe plagosi 3 të tjerë. Ai thotë se këto dyshime i lidh me faktin se është kërcënuar disa herë prej tij në burg dhe kishte tentuar disa herë ta vriste.

 

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”, tha vëllai, Vladimir Kurti.

Advertisement

 

Të njëjtën pistë ka konfirmuar edhe policia e Tiranës, e cila thotë se Dan Hutra është autori i vrasjes në Kamëz, Paskuqan dhe plagosjes në Astir.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy