Sërish numër i lartë të infektuarish me COVID në vend/ 6 pacientë humbin jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sërish numër i lartë të infektuarish me COVID në vend/ 6 pacientë humbin jetën

Edhe kjo e mërkurë shënoi një numër të lartë infektimesh me COVID në vend. Nga 7,859 testime të kryera janë identifikuar 2,643 raste të reja pozitive.

 

Ndërkohë, 6 qytetarë kanë humbur jetën. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Kavaja, Berati, Durrësi e Tirana, 66 deri në 85 vjeç.

 

Advertisement

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

 

Sakaq, janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy