Sfida me klasat kolektive/ Nxënësit mësojnë “me turne”, Ministria kërkon t’i mbyllë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sfida me klasat kolektive/ Nxënësit mësojnë “me turne”, Ministria kërkon t’i mbyllë

Mbi 20 mijë nxënës, nga afro 450 mijë që janë në total në rang vendi, bëjnë mësim në klasa kolektive. Ndonëse prej 5 vitesh qeveria premtoi shkrirjen e tyre në mënyrë graduale, ende fëmijë të grupmoshave të ndryshme bëjnë mësim në të njëjtën klasë e me të njëjtin mësues.

 

 

 

Advertisement

Vizion Plus u ndal në shkollën 9 vjeçare “Zenel Bastar” në Bastar Murriz, ku mësojnë 35 fëmijë. Si kurrë më parë, nuk ka klasë të parë, ndërsa në klasë të nëntë janë vetëm dy nxënës.

 

 

Advertisement

NXËNËS (mësojmë me nxënës të klasave të tjera, nuk fokusohemi, duam shkollë të zakonshme)

NXËNËSIT

Ne çfarë klase je?

Në të pestën.

Advertisement

Sa veta jeni në klasë?

7

Te gjithë të klasës së pestë janë?

Ka dhe të klasës së tretë.

Advertisement

Jam në klasë të nëntë. Jemi dy veta ne klasë, është dhe një shoqe tjetër. Kur shpjegon zysha ngatërrohemi me të tjerët.

Nuk me pëlqen se jemi pak veta, 3 veta në klasë të 7.

Për përgjegjësin e kësaj shkolle Xhemal Çuni, mësimdhënia në kushte të tilla nuk përbën problem, pasi të dhjetë mësuesit janë të specializuar dhe i kushtojnë kohën e duhur secilit fëmijë. Ai shton se ka pasur shumë raste suksesi që kanë dalë nga kjo zonë.

Advertisement

 

XHEMAL ÇUNI

MËSUES BIO-KIMIE

Klasat janë sipas kurrikulës mësimore, janë të bashkuara 6-8, 7-9. Është goxha e vështirë por programi ekziston qe ti vendosësh në punë të pavarur. Janë mësues shume te afte, të përgatitur e me kualifikime. Nga kjo shkollë kanë dalë piktorë, mësues, kolonelë.

Advertisement

 

Pjesë e klasave kolektive ka qenë edhe Isa Halilaj, zëvendës presidenti i Sindikatës së Arsimit. Ai është kundër shkrirjes së tyre, pasi sipas tij, ruhet i njëjti standard si në shkollat e zakonshme. Si shembull ai sjell vendet skandinave.

 

 

Advertisement

ISA HALILAJ

ZËVENDËS PRESIDENT I SINDIKATËS SË ARSIMIT

 

Personalisht unë kam mbaruar filloren me klasat kolektive. Në klasë ishim 5 nxënës, 3 mbaruan universitetin, të tjerët shkollën e mesme. Është e pamundur shkrirja e tyre, terreni shqiptar nuk e mundëson. Kemi vendet skandinave, Finlanda ka 170 shkolla me 1-50 nxënës dhe nuk prishet standardi.

Advertisement

Numri i nxënësve në klasa kolektive ka rënë me 14 mijë krahasuar me vitin 2017. Aktualisht, në total janë 2506 klasa te bashkuara dhe referuar të dhënave të Ministrisë së Arsimit, rreth1000 janë mbyllur që nga viti shkollor 2008-2009.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy