Sfidat me votën e Diasporës/ Ekspertët e çështjeve zgjedhore ngrenë disa pikëpyetje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sfidat me votën e Diasporës/ Ekspertët e çështjeve zgjedhore ngrenë disa pikëpyetje

Përtej sistemit zgjedhor, proporcional rajonal dhe parashikimeve në kodin zgjedhor, mënyra sesi vota e diasporës do të përkthehet në mandate në parlament është pikënisja e përplasjes mes dy partive politike.

 

Për aq kohë sa numri i shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit është i lartë mbi 1 milionë dhe godet drejtpërdrejt interesat e dy forcave kryesore, socialiste dhe demokratike, konstitucionalisti Kristaq Kume identifikon tre problemet që kërkojnë zgjidhje.

 

Advertisement

Kryesoja sipas ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është pesha e votës së diasporës në rezultatin e zgjedhjeve.

Si problematikë të dytë, Kristaq Kume identifikon atë se çfarë duhet të quajmë diasporë, pra e drejta e votës nga jashtë duhet të jetë e njëjtë për të gjithë apo e kushtëzuar sipas disa kritereve?

 

Advertisement

Çështja e tretë është mënyra e votimit, elektronikisht apo me postë. Kjo e fundit për ish-kryetarin e KQZ-së është e duhura.

 

KRISTAQ KUME
KONSTITUCIONALIST, ISH-KRYETAR I KQZ
Publikisht partitë politike shfaqen të vendosura për bërjen realitet të votës së diasporës në parlamentaret e 2025-së. Janë po ato që në zgjedhjet e një viti më parë e penguan atë. Komisioni politik Regullator nuk miratoi asnjë akt nënligjor për mundësimin e votës nga jashtë. Mbetet për t’u parë nëse Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore që ende nuk ka nisur punën do të ndërmarrë ndryshime në ligjin zgjedhor apo edhe të kushtetutës pasi nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i mbështetur nga Enkelejd Alibeaj u propozua krijimi i qarkut të 13-të.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy