Shashka pranë Ambasadës shqiptare/ Ngjarja në hyrje të selisë diplomatke në Beograd

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shashka pranë Ambasadës shqiptare/ Ngjarja në hyrje të selisë diplomatke në Beograd

Ambasada shqiptare në Beograd është sulmuar mbrëmjen e të mërkurës me lëndë shpërthyese.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ku një person ende i paidentifikuatr hodhi në drejtim të hyrjes kryesore tre shashka të vogla, të cilat plasën njëra pas tjetrës. Fatmirësisht nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme.

Gjatë sulmit në ndërtesë ndodheshin ambasadori Ilir Bocka dhe Këshilltarja Anita Shaqiri. Një oficer i policisë, i cili kryente shërbimin në ato momente tha se kishte parë një person, që pas kryerjes së aktit ishte larguar me vrap në errësirë.

Autoritetet sekuestruan kamerat e sigurisë të ambasadës për të identifikuar autorin.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy