SHBA-BE, shqetësim për amnistinë/ Diplomatët takohen me Ibrahimajn, Xhaçkën dhe Ballën. Mungon Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA-BE, shqetësim për amnistinë/ Diplomatët takohen me Ibrahimajn, Xhaçkën dhe Ballën. Mungon Rama

Amnistia fiskale mblodhi në një takim pa prezencën e medias te gjithë ambasadorët, mes të cilëve edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

 

Në vilën qeveritare 30 për më shumë se një orë u fol për projektligjin e hedhur për diskutim për amnistinë fiskale dhe penale për të gjithë ata, kryesisht emigrantë që deklarojnë vullnetarisht të ardhurat e tyre të përftuara nga puna në të zezë.

 

Advertisement

Sqarimet, veçmas për përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që janë deklaruar deri më tani kundër projektligjit të propozuar nga qeveria, ishin ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla.

 

Në takim mungoi kryeministri Edi Rama, edhe pse një ditë më parë ai deklaroi se ishte i gatshëm të dëgjonte qëndrimet e SHBA dhe BE-së dhe të bashkëpunonte me ta.

 

Advertisement

Zyra e shtypit të kryeministrit, nuk ka ende një përgjigje, pse Edi Rama mungoi në mëngjesin e punës me ambasadorët.  Pas takimit, për Vizion Plus, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë tha se BE është e shqetësuar për projektligjin aktual dhe se do të angazhohet në bisedime për ta rishikuar atë, por pa përmenduar se cilat janë pikat që ata kundërshtojnë.

 

DELEGACIONI I BASHKIMIT EVROPIAN

 

Advertisement

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion,” – tha Delegacioni i BE-ne Shqiperi.

 

Projektligji për amnistinë fiskale u rikthye për konsultim pasi qeveria pyeti qytetarët përmes Këshillimi Kombëtar. Mbi 66 për qind e të pyeturve iu përgjigjën, po të bëhet. Në 2020-ën qeveria e miratoi në Këshillin e Ministrave por nuk shkoi në parlament. Si në atë kohë edhe sot ndërkombëtarët e kundërshtojnë me argumentin se amnistia fiskale përbën një rrezik në krijimin e hapësirave për evazion fiskal dhe të pastrimit të parave që vijnë nga jashtë vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy