SHBA dhe BE përshëndesin marrëveshjen PS-Rithemelim: Parlamenti funksional kyç për procesin e integrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA dhe BE përshëndesin marrëveshjen PS-Rithemelim:  Parlamenti funksional kyç për procesin e integrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara më Tiranë dhe ambasadori i BE-së kanë përshëndetur vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësua kthimi i normalitetit në Kuvend.

Ambasada e SHBA-së, përmes një postimi në X, shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar’, shkruan Ambasada.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh se mirëpret vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamentare.

Po ashtu ai u shpreh se përgëzon lidershipin nga të dyja palët për arritjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët.

Gonzato theksoi se delegacioni i BE në Shqipëri ka përsëritur vazhdimisht se një parlament funksional është kyç për procesin e integrimit të vendit drejt BE-së./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy