SHBA: “Open Balkan” me 6 vende, bindini skeptikët/ Rama: Kosovën dhe të tjerët si presim dot pa fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: “Open Balkan” me 6 vende, bindini skeptikët/ Rama: Kosovën dhe të tjerët si presim dot pa fund

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojne mbeshtetjen për projetin e “Ballkani i Hapur”, por kembengulin në përfshirjen e të gjitha vendeve.

 

I dërguari për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar në një fjalim online në një panel politik në Kuvendin e Serbisë ngre pikëpyetje për funksionimin e nismës nëse nuk i bashkohen edhe vendet e tjera.

 

Advertisement

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUAR I SHBA-SË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

 

Advertisement

“Tri vendet që nisen këtë iniciativë duhet të jene të hapura dhe të bisedojnë nga afër me tre partnerët e tjerë që janë skeptikë, të marrin parasysh arsyet pse nuk pranojnë. Pa të gjashtë vendet kjo nismë nuk mund të ketë sukses. Nuk mund të premtoni transmetim efikas të energjisë, nëse nuk përfshihen të gjashtë vendet, thjesht nuk funksionon. Ju duhet të ndërtoni institucione që do ndihmojnë në zbutjen e problemeve që keni tani në rajon. Nëse hapni kufijtë, duhet të keni kontroll më të mirë. Për Serbinë, kjo do të thotë se kufijtë me Kosovën do të duhet të jenë efektivë, të monitoruar  nga ndërkombëtarët. Përveç kësaj,ne mbështesim çdo integrim ekonomik dhe rajonal që çon në atë drejtim”

 

Ndërkohë, kryeministri Rama deklaron se nuk mund te pritet pa fund që Kosova te bindet se “Ballkani i hapur” është në të mirën e të gjithëve.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTËR

““Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Është e qartë për ne, prandaj jemi pjesë e kësaj nisme. Jam krenar që hapat që po hedhim janë të tillë që realisht kanë një impakt të madh te qytetarët, te njerëzit që prodhojnë, që eksportojnë”

 

Advertisement

 

Duke e quajtur te pakuptimte pritjen e gjate kryeministri Rama ironizon mosmbajtjen e premtimeve nga bashkimi europian per Tiranen dhe Shkupin.

 

 

Advertisement

“Ne nuk presim as BE-në, ata mund të premtojnë diçka, e me pas  ata nuk e përmbushin,pastaj përsëri premtojnë, pastaj serish nuk përmbushin.“Ballkani i Hapur” mos bëhet njw karikaturë e strukturave që njohim. Që thonë një gjë dhe pastaj një tjetër.Ne nuk mund të presim më, duhet të ecim përpara.”

 

Ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic  edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov nënvizojne perfitimet e qytetareve të rajonit nga “Ballkani i Hapur”.

 

Advertisement

ANA BRNABIC

KRYEMINISTRJA E SERBISË

“Nuk është thjesht një ide e bukur politike, por është politika më e zgjuar e mundshme për Serbinë si dhe për partnerët tanë nga Ballkani i Hapur. Shpresoj që të gjithë të tjerët nga rajoni ta shohin këtë dhe të bashkohen. Në dy ose tre vjet realizimi i këtyre synimeve do të rrisë prodhimin e brendshem bruto te çdo vendi,gjithashtu do të hapë perspektiva për të rinjtë, sepse ata do të mund të punojnë në rajon.”

 

Advertisement

NIKOLA DIMITROV 

ZEVENDËS KRYEMINISTËR, MV

 

 “Ne duhet të dërgojmë mesazhin qe qytetaret ne rajon te jene drejtuar nga  e ardhmja dhe të mos jenë të burgosur të së kaluarës. Ballkani i hapur është hapi kryesor në kete drejtim”

Advertisement

 

Takimi i radhës ë kuadër të “OPEN BALKAN” mes te udhëheqësve të Shqipërisë Serbisë edhe Maqedonisë së Veriut pritet të zhvillohet në mesin e dhjetorit në Tiranë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy