SHBA, shtap operacional në Shqipëri/ Ambasadorja Kim: Kyç për stabilitetin në Ballkan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA, shtap operacional në Shqipëri/ Ambasadorja Kim: Kyç për stabilitetin në Ballkan

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR), e cila ka vendosur të ngrejë një shtab pararojë në Shqipëri.

 

Përmes një mesazhi në “Twitter”, diplomatja amerikane thekson se ky është një zhvillim me rëndësi për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke e konsideruar një vendim të tillë kyç për stabilitetin në fushën e mbrojtjes në rajon.

 

Advertisement

“Një mënyrë e jashtëzakonshme për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhënien SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes. Hera e parë që SHBA-të ngrejnë një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale”, shkruan Kim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy