ShBA, Veliaj takon kongresmenë: “Diskutuam mbi sulmet kibernetike dhe problemet që pasuan”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ShBA, Veliaj takon kongresmenë: “Diskutuam mbi sulmet kibernetike dhe problemet që pasuan”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon turin e tij të takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në SHBA, Veliaj u takua me Senatorin e Texasit Xhon Kornin si dhe me kongresmenët Karolin Malonei dhe Elisa Slotkin. Në këtë takim u diskutua për rolin e  Shqipërisë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurisë, por dhe për sulmet e hakerave iranianë.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

Kemi pasur tre ditë intensive në Uashington, ku theksi është te Shqipëria dhe avancimi që ka bërë në shumë fusha, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe si një anëtare shumë dinjitoze e NATO-s.  Gjithashtu ka patur vlerësime për qeverinë e Edi Ramës edhe për mënyrën sesi Shqipëria ka drejtuar të gjithë punën në Këshillin e Sigurimit kur ka pasur Presidencën, ose si një nga anëtaret më aktive, qoftë në çështje të Ukrainës, të Afganistanit, apo edhe në marrëdhëniet që ka pasur me opozitën iraniane që është në Tiranë.

Veliaj tha se nga aleatët u vlerësua fakti se pavarësisht rrezikut për sulme, Shqipëria u shpreh e gatshme për ti ardhur në ndihmë vendeve në nevojë.

 

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga senatorët dhe kongresmenët për të kuptuar çfarë dëmi dhe problematikash pati Shqipëria nga sulmi kibernetik. Më vjen mirë që të raportoj që jo vetëm qeveria dhe kryeministri ynë, por në fakt e gjithë popullata u solidarizua për të ruajtur dinjitetin e asaj që është virtyt shqiptar, të mbrojtjes së atyre që janë në rrezik, të qenit një vend i hapur, të ofrimit edhe të hapjes së derës së shtëpisë për ata që janë në nevojë. Kurrsesi kjo situatë nuk u kthye në një mënyrë për të argumentuar se Shqipëria duhet të mbyllet dhe nuk duhet të kryejë detyrimet dhe angazhimet e saj në momentin që sulmohet.

Advertisement

Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. më herët ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi e shumë zyrtarë të tjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy