Shemben kabinat në Golem/ Banorët: Po na largojne pas 30 vjetësh  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shemben kabinat në Golem/ Banorët: Po na largojne pas 30 vjetësh  

12 kabina në zonën e plazhit në Golem u shembën nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit këtë të martë.

 

Sipas Bashkisë Kavajë, objektet ishin shpallur të pabanueshme nga instituti i ndërtimit pas ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

 

Advertisement

Por prishja u kundërshtua nga banorët që jetonin aty me qera prej 30-vitesh.

 

“Kemi 30 vjet që banojmë aty. Jemi pagues të rregullt. Këta këtë te tërmeti e kane futur sot. Dhe thonë do u japim bonusin 120 mije lek. Ku do iki me 120 mijë lekë. Ds4 pa dijeninë time. Ne 2019 është bere nga një zotëri qe s’e dimë. Në dimër verë, këtu jemi. Të kemi 30 vite këtu dhe të vijnë të thonë për 3 ditë ik. Të vijnë e të më thonë do të heq për hir të këtij projekti. Une e kam në proces legalizimi. Ta marr gabinën, por jo shtesën.”

 

Advertisement

Sipas autoriteteve bashkiake, të gjitha familjet do të trajtohen me bonus qeraje.

 

“LEDIO HYSA

DREJTOR I SHERBIMEVE, BASHKIA KAVAJE

Advertisement

 

Informacioni banorëve iu ka ardhur me shkrim që jane ds4 nga Instituti i Ndërtimit. Është marrë një vendim me Këshill Bashkiak për të gjithë banorët do trajtohen me bonus qiraje deri në sistemim. Nuk e di fikse se ku do të strehohen. Banorët kanë dy javë që janë lajmëruar.”

 

Gjatë aksionit ishin të pranishme dhe shumë forca policie, ndërsa nuk pati tensione.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy