Sherr midis disa personave në lokal/ Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr midis disa personave në lokal/ Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në një lokal në kryeqytet.

 

Policia bën me dije se ka arrestuar 28-vjeçarin me iniciale R.H dhe nis procedim penal për 42-vjeçarin me iniciale BS, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur dy të rinj.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy