Sherr në Sarandë/ 52-vjeçari godet me thikë dy persona të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr në Sarandë/ 52-vjeçari godet me thikë dy persona të tjerë

Një sherr për motive të dobëta është shënuar mesditën e kësaj të shtune në Sarandë.

 

Policia njofton se një 52-vjeçar ka goditr me thikë dy persona të tjerë, shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë.

 

Advertisement

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

 

Advertisement

Sarandë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy