Shfrytëzuan 24-vjeçaren për prostitucion. pranga 3 tutoreve në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shfrytëzuan 24-vjeçaren për prostitucion. pranga 3 tutoreve në Fier

Tre tutore u arrestuan nga policia e Fierit, pasi shfrytëzuan përmes kanosjes një 24-vjeçare për prostitucion.

 

Në pranga përfundoi 32-vjeçarja, Pranvera Isufaj, 19-vjeçarja, Aleksandra Toska, dhe një 17-vjeçare.

 

Advertisement

Ndërkohë u shpall në kërkim organizatori i rrjetit të prostitucionit 33-vjeçari, Arben Mehmeti. Person ky me precedent penal, pasi më herët ka qenë i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.

 

Operacioni i koduar “Imponimi” , u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ana e strukturave të inteligjencës.

 

Advertisement

Nga hetimet e kryera rezultoi se katër të akuzuarit, përmes dhunës dhe kanosjes, e kanë mbajtur peng 24-vjeçaren dhe më pas e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion , në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

 

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy