Shishe të thyera dhe njolla gjaku, çfarë ndodhi në banesën e Gaqo Tilit në Korçë, pista e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shishe të thyera dhe njolla gjaku, çfarë ndodhi në banesën e Gaqo Tilit në Korçë, pista e policisë

Një 81-vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë.

Fillimisht i moshuari raportoi se persona të paidentifikuar e kishin grabitur dhe dhunuar.

Por, nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi i hetimit nuk ka konstatuar thyerje të derës kryesore si dhe të dritareve të katit të parë ku banonte 81 vjeçari Gaqo Tili ndërkohe që brenda baneses ka patur njolla gjaku.

Brenda banesës janë gjetur shishe të thyera, me të cilat dyshohet se autori e ka goditur të moshuarin në kokë.

Advertisement

Të gjitha faktet deri më tani e çojnë policinë në pistën e një konflikti, pasi brenda dhomës ka vetëm shishe të thyera dhe gjak, që tregon se janë përleshur me njëri-tjetrin.

Pista e grabitjes është hedhur poshtë nga policia, pasi nga banesa nuk është marrë asgjë dhe nuk ka shenja të hapjeve të dollapëve apo plaçkitjes.

Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që policë të shumtë po bëjnë krehjen e vendit të ngjarjes.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë dhe është futur në sallën e operacionit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy