Shiu shuan zjarret në juglindje të vendit/ Policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shiu shuan zjarret në juglindje të vendit/ Policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme

Shiu i rënë orët e fundit në juglindje të vendit ka shuar plotësisht vatrat e zjarreve në  zonën e mbrojtur të Bredhit të Drenovës në afrësi të Gurit të Cjapit.

 

 

Burime zyrtare  bëjnë me dije se nga flakët e zjarrit janë pershkuar 40 ha me bredh, pishë e ah nderkohë që 10 ha janë djegur plotësisht.

Advertisement

 

 

Shiu ka fikur plotësisht edhe zjarret në pyjet e Dardhës nderkohë që shuar një ditë më parë dhe vatrat në Moravë, zjarr që ka djegur 2 ha me pisha.

 

Advertisement

 

Për të gjitha vatrat e zjarreve policia po heton për zjarrvënje të qëllimshme, por deri tani nuk ka asnjë të ndalur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy