Shkelje e barazisë në tendera, pezullohet nga detyra nënkryetari i bashkisë së Kukësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkelje e barazisë në tendera, pezullohet nga detyra nënkryetari i bashkisë së Kukësit

 

SPAK ka pezualluar nga detyra nënkryetarin e bashkisë së Kukësit, Granit Gjana.

 

Sipas njoftimit të SPAK, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve është krijuar dyshimi se Gjana, në cilësinë e zëvendës kryetarit të bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal.

Advertisement

 

SPAK njofton gjithashtu se “Gjana me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.”

 

Për pasojë, Gjana ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.

Advertisement

 

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në ngarkim të personin nën hetim Granit Gjana.

 

Ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal.

Advertisement

 

Kështu, gjanës i është ndalaur plotësisht  ushtrimi i detyrës pranë Prefekturës Kukës.

 

Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit në datën 05.12.2023./vizionlus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy