
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Sali Berishës, ku po zhvillojnë një takim.
Fokus i diskutimit mes tyre do të jenë zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.
Advertisement
Meta dhe Berisha, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë zgjedhur Emri Vatën si kandidatin e tyre potencial për të marrë drejtimin e bashkisë.
Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas shkarkimit të Safet Gjicit, i cili u filmua në zyrën e Bashkisë duke kryer marrëdhënie intime me Alma K., të cilën më pas do e favorizonte edhe me një tender për qentë endacak.
Advertisement