Shkojnë për të tërhequr trupin e nënës së ndjerë, familja shtang kur hap arkivolin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkojnë për të tërhequr trupin e nënës së ndjerë, familja shtang kur hap arkivolin

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Vrapçisht të Gostivarit.

Një 61-vjeçare kishte ndërruar jetë në Klinikën Infektive të Shkupit, të martën në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmjen e kësaj dite kufoma ishte sjellë në morgun e Gostivarit.

Gjatë ditës së sotme kanë shkuar djali dhe vajza për të marrë kufomën në mënyrë që ta varrosnin të ndjerën, por kur kanë hapur arkivolin kanë parë se në vend të nënës së tyre gjendej një burrë i moshuar.

Siç shkruan tv21 në Maqedoninë e Veriut, deri tani ende nuk është gjetur se ku është trupi i 61-vjeçares, ndërsa disa familjarë thuhet se kanë shkuar në spitalin e Shkupit për ta kërkuar kufomën.

Advertisement

Rasti ende nuk është denoncuar në polici, ndërkaq në këtë familje veçse është hapur e pamja. Gabimi si duket ka ndodhur në morgun Shkupit, pasi kufoma në morgun e Gostivarit nuk është hapur fare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy