SHKRESA/ SPAK, kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHKRESA/ SPAK, kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Berishës

Prokuroria e Posaçme ka çuan në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të  Sali Berishës.

Berisha është dënuar me detyrim paraqitje nga Gjykata e Posaçme. Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, masë kjo që deri më tani nuk është zbatuar.

Por pas kësaj kërkese, nëse Këshilli i Mandateve aprovon heqjen e imunitetit, Berisha pritet që të dënohet me “arrest shtëpie” pas komunikimit të masës pasi akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Kjo është e vetmja masë që mund të vendoset nga Berishës, i cili përjashtohet nga arresti me burg për shkak të moshës.

Advertisement

Më herë, u arrestua dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u la në arrest shtëpie.

Çështja e privatizimit të ish kompleksit sportiv partizani, tashmë është në duart e SPAK, e hetimet po drejtohen nga prokurorja Enkeleida Millonai dhe Arben Kraja. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili paditi në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat e Mbrojtjes Arben Imami, Fatmir Mediu e Gazmend Oketa. Sipas Ballës, ata kanë përfituar financiarisht duke privatizuar afro 10 mijë metra katrorë tokë në vitin 2008 me një vlerë prej rreth 100.000 dollarësh,  në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndërtuar kulla.

Lidhur me këtë çështje në SPAK janë thirrur, pikërisht dy ish ministrat e mbrojtjes, Imami dhe Mediu, Genc Ruli në cilësinë e ish- ministrit të Tregëtisë, ish- komandati i mbështetjes logjistike, Vladimir Qirjazi, dhe Isa Tare, ish- drejtuesi i këtij kompleksi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy