Shoferët nuk “gdhenden”/ Vendosen qindra gjoba dhe pezullohen patenta për shpejtësi të çmendur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoferët nuk “gdhenden”/ Vendosen qindra gjoba dhe pezullohen patenta për shpejtësi të çmendur

Policia rrugore bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar kontrolle të shtuara dhe me rarda në rrugën interurbane Tiranë–Elbasan, Përrenjës, Peqin, Kavajë, Bypass Fier, Vlorë e Gjirokastër, Rruga e Kombit, Lezhë e Durrës, ku janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 98 km/h në qendrat e banuara, deri në 163 km/h në rrugët interurbane.

 

Advertisement

Po ashtu janë vendosur 261 masa administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, për shpejtësi që varionin deri në 127 km/h, në rrugët interurbane ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.

 

Ndërkohë, janë vendosur 312 masa për parakalime të gabuara dhe 221 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 233 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 87 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

 

Advertisement

Policia shton se janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe janë në pezulluar 32 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l.

 

Duhet theksuar se janë vendosur 78 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.28 mg/l.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy