Shoferi që shtypi çiftin me fëmijë ishte i droguar, ishte ndëshkuar 8 herë nga policia rrugore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoferi që shtypi çiftin me fëmijë ishte i droguar, ishte ndëshkuar 8 herë nga policia rrugore

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele në Tiranë: një fuoristradë luksoze që kaloi me shpejtësi me semafor të kuq në rrugën e Kavajës,plagosi rëndë dy bashkëshortë dhe fëmijën e tyre vetëm tre muajsh.

 

Arjan dhe Vilma Konomi burrë e grua, po prisnin dritën jeshile të semaforit për të kaluar matanë me karrocën ku ndodhej foshnja. Ata hynë në vijat e bardha, por befas u morën përpara nga automjeti  Benz G Klass qe drejtohej nga Ajas Sulejmani 39 vjec.

 

Advertisement

Dy bashkeshortët përfunduan nën makinë, ndërsa fëmija u përmbys në asfalt. Kalimtarët e tmerruar nga pamjet dhe përplasja e mjetit, u dhanë ndihmën e parë, duke i dërguar edhe në spital.

 

Mjekët bënë të ditur se burrë e grua kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen nën mjekim intensiv. Ndërsa foshnja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Policia nga ana tjeterë u vu në ndjekje të shoferit Ajas Sulejmani, i cili përfitoi nga rrëmuja duke u larguar nga makina. Në fillim agjentët pakën personin që ndodhej si pasagjer në mjet, e disa orë mëvonë, arrestuan edhe vetë Sulejmanin.

 

Ky i fundit, ndërsa la të plagosur rëndë kalimtarët në mes të rrugës, vetë u kujdes të shkonte në një spital privat për të marrë ndihmë mjekësore, ku edhe u prangos.

efekt

Advertisement

Policia bëri të ditur se Ajas Sulejmani ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe këtë e tregoi edhe testi.

Efekt.

Por ky nuk ishte një rast i vecuar i tij. Ajas Sulejmani rezulton të ketë një njeri shumë problematik për policinë e qarkullimit.

 

Advertisement

Ai është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, për shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

 

Sulejmani po ashtu është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugët e kryeqytetit.

 

Advertisement

Vetëm tre javë më parë ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

 

Ajas Sulejmani dyshohet eshe si pjesë e një grupi të trafikut të lëndëve narkotike, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy