Shoferi ukrainas vdiq duke transportuar naftë nga Shqipëria, detaje nga aksidenti tragjik në Kardhiq-Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoferi ukrainas vdiq duke transportuar naftë nga Shqipëria, detaje nga aksidenti tragjik në Kardhiq-Sarandë

Një 58-vjeçar me iniciale A.K nga Ukraina ka humbur jetën ditën e djeshme, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Sipas polcisë, 58-vjeçari po transportonte naftë bruto nga Shqipëria në drejtim të Ukrainës, me dokumentacionin përkatës, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës, ju sqarojmë se drejtuesi i kamionit që ka humbur jetën nga aksidenti është shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në Ukrainë.

Advertisement

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas, me kamionin (autobot) që doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, po transportonte naftë bruto, me qëllim eksportimin nga Shqipëria në drejtim të Ukrainës, me dokumentet përkatëse, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit si dhe sqarimin e rrethanave të aktivitetit të tij tregëtar”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy