Shokët dhe shoqet e shkollës me lule në duar, homazhe për dy motrat që u mbytën në Bunë me nënën dhe vëllanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shokët dhe shoqet e shkollës me lule në duar, homazhe për dy motrat që u mbytën në Bunë me nënën dhe vëllanë

Shokët dhe shoqet e dy motrave, Ergesës dhe Gresit që u mbytën në lumin Buna në Shkodër, shkuan sot në shkollë me lule në duar si shenjë homazhi për dy të miturat.

Trupi i pajetë i Egesës u gjet dy ditë më parë në lumë, trupi i Gresit u gjet pasditen e djeshme, ndërsa vijojnë kërkimet për për trupin e vëllait të tyre 3 vjeç dhe nënës së tyre Alma Arrazi 39-vjeçe.

Dyshimet janë se Alma bashkë me tre fëmijët e saj u hodhën në lumë, si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti, Erdgys Arrazi, i cili është arrestuar nga polica.

Advertisement

Sot në shkollën “Ndre Mjeda”ka një heshtje dhe hidhërim. Shokët dhe shoqet e klasës së Ergesës dhe Gresit kanë vendosur lule në bankën e dy motrave.

Prindërit e nxënësve tregojnë se ka qenë shumë e veshtirë për ata që ti tregojnë fëmijëve se çfarë ndodhi e shoqet e klasës.

Sakaq mësohet se drejtuesit e shkollës kanë thënë se mësimi nuk do të zhvillohet normalisht sot dhe se me nxënësit e klasës se dy vogëlusheve do të zhvillohen orë argëtuese për të ndryshuar gjendjen emocionale të fëmijëve./vizionoplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy