Shoqërimi i Fredi Belerit/ Idrizi: Reagimi i Greqisë i papranueshëm, Xhaçka t’i drejtohet me notë proteste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoqërimi i Fredi Belerit/ Idrizi: Reagimi i Greqisë i papranueshëm, Xhaçka t’i drejtohet me notë proteste

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar lidhur me shoqërimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, në komisariat.

 

Idrizi ka konsideruar të papranueshëm reagimin e Athinës zyrtare për këtë çështje, duke theksuar se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar.

 

Advertisement

Kërkesën e Ministrisë së Jashtme greke për takim të ambasadores së tyre në Shqipëri me ministren Xhaçka, Idrizi e ka konsideruar si ndërhyrje të Greqisë në punë të brendshme të vendit tonë.

 

Ai thekson se ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka nuk duhet të zhvillojë këtë takim, por duhet t’i drejtohet me notë proteste Athinës zyrtare.

 

Advertisement

“Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen!!!

 

Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kanditat për Bashkinë e Himarës, që është shtetas shqiptar me kombësi greke?

 

Advertisement

Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri?!

 

Ministria, znj. Olta Xhacka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendëshme të Shqipërisë”, shkruan Idrizi.

 

Advertisement

Pas shoqërimit të Fredi Belerit, Ministria e Jashtme greke doli në një reagim zyrtar, ku thekson se ka udhëzuar ambasadoren greke në Shqipëri që të takojë ministren Xhaçka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy