Shpërndanin kokainë/ Arrestohen tre persona në Lezhë, dy prej tyre abuzuan seksualisht me të mitura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndanin kokainë/ Arrestohen tre persona në Lezhë, dy prej tyre abuzuan seksualisht me të mitura

Tre persona që shpërndanin kokainë kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë.

 

Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se të arrestuar janë I. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike; A. G., 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje dhe K. T., 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.

 

Advertisement

Gjatë operacionit, u konstatua se dy prej të arrestuarve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura.

 

Në cilësinë e provës materiale, atyre iu sekuestrua një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike,1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

Advertisement

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndëshkimi”.

 

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative, për disa të rinj që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

 

Advertisement

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike,1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

Advertisement

Gjithashtu, gjatë operacionit rezultoi se 2 prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative se disa të rinj kryenin në qytetin e Lezhës, veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike (kryesisht kokainë), në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndëshkimi”.

 

Advertisement

Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

-I. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike;

-A. G., 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje;

Advertisement

-K. T., 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.

 

Bazuar në inteligjencën informative se këta 3 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

Advertisement

Në momentin e kontrollit, 16 vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

 

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se shtetasit I. P. dhe A. G., në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, në ngarkim të shtetasve  I. P dhe A. G., ndërsa në ngarkim të shtetasve K. T. dhe të 16-vjeçarit, materialet u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy