Shpërthim tritoli në Shkodër/ Detajet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthim tritoli në Shkodër/ Detajet e para

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Shkodër.

 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, ku lënda plasëse është hedhur në derën e garazhit të 52-vjeçarit me iniciale A.U.

 

Advertisement

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në  pjesën e jashtme të  garazhit(te dera), në pronësi  të shtetasit A. U., 52 vjeç,  dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy